Barcelona do të presë Real Madridin në El Clasicon e parë të sezonit në La Liga në “Estadi Olimpic Lluis” të shtunën më 28 tetor me fillim nga ora 16:15, ka konfirmuar La Liga.
Kjo do të jetë klasikja numër 297 në histori, me Real Madridin që ka një bilanc më pozitiv sa i përket takimeve të ndërsjella me 102 fitore karshi 100 sosh të Barcelonës, ndërsa 52 ballafaqime tjera kanë përfunduar me barazim.
Dy gjigantët spanjollë janë përballur me njëri-tjetrin gjatë parasezonit në një miqësore luksi e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me katalunasit që dolën fitues me rezultat të thellë 3-0.
