Skuadra e Manchester Unitedit ka pësuar humbje nga Brightoni me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së pestë në Premier Leauge.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Danny Welbeck në minutën e 20 të ndeshjes pas një asistimi të Simon Adingras.
Epërsinë e dyfishoi Pascal Gross në minutën e 53 të takimit.
Ndërsa golin e fundit për Brightonin e realizoi Joao Pedro në minutën e 71 të përballjes me Manchester Unitedin.
Golin e vetëm për United e shënoi Hannibal Mejbri në minutën e 73 të ndeshjes.
Aktualisht Djajtë e Kuq renditën në pozitën e 12 me gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve, me tri humbje e dy fitore, kurse Brightoni gjendet në pozitën e katërt me 12 pikë.
