E dashura shtatzënë e asit brazilian të futbollit Neymar ka thyer heshtjen e saj pasi së fundmi u shfaqën pamjet komprometuese të sulmuesit me dy femra të ndryshme.
31-vjeçari është akuzuar se ka tradhtuar Bruna Biancardi, pasi ai u filmua duke festuar me femra të paidentifikuara në një klub nate spanjoll.
Biancardi pritet të sjellë në jetë fëmijën e tij të dytë pas pak më shumë se një muaji. Futbollisti ka edhe një djalë 12-vjeçar me ish të dashurën Carolina Danta, shkruan DailyMail.

Duke iu drejtuar videove të publikuara së fundmi me ndjekësit në Instagram të mërkurën, ajo shkroi: “Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ndodhi dhe edhe një herë jam e zhgënjyer, por në fazën e fundit të shtatzënisë sime, fokusi dhe shqetësimet e mia janë të drejtuara tek vajza ime dhe kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj për momentin. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e dashurisë’.’
Neymar, i cili ka përfaqësuar vendin e tij 126 herë, kohët e fundit u largua pas gjashtë vitesh me Paris Saint Germain duke nënshkruar një kontratë fitimprurëse me skuadrën e Arabisë Saudite Al Hilal, që besohet të jetë me vlerë 2.5 milionë funte (2.8 milionë euro) në javë.

Në qershor, ai u ndoq nga akuza të mëtejshme për pabesi, duke e shtyrë atë t’i postonte një kërkim falje Biancardit në mediat sociale.
Postimi i Neymar erdhi vetëm disa ditë pas pretendimeve se çifti kishte rënë dakord për tre kushte të çuditshme që e lejuan futbollistin të tradhtonte.
Sipas Em Off, kushtet nënkuptojnë që çdo marrëdhënie e jashtme ‘duhet të jetë diskrete’, që Neymar ‘duhet të mbajë një prezervativ’ dhe se ai nuk mund t’i puthë në gojë.
