Një ngjarje tragjike po shënon ditën e sotme në vendin tonë, pasi është kryer një sulm i cili po cilësohet terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara është vrarë një rreshter i policisë e një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti i kanë shprehur ngushëllime familjes Bunjaku për humbjen e Afrimit, teksa nga shtëpia e të ndjerit janë publikuar edhe pamje, ku shihen të pranishëm forca policore si dhe ekipi mjekësor.
Pamjet nga shtëpia e policit janë siguruar nga KlanKosova.
