Opozita pro përfshirjes në Kushtetutë të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Opozita i ka dhënë mbështetje përfshirjes së Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.

Në seancë u shqyrtua Propozim-amendamentin Kushtetues nr.27, opozita ka kërkuar që përveç këtij ndryshimi në Kushtetutë, personat me aftësi të kufizuara të përkrahen edhe në forma tjera.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se e përkrahin këtë iniciativë, e se ky amendament nuk duhet të jetë i vetmi.

“E mbështesim dhe e përkrahim. Konsiderojmë se një amendament i tillë është i nevojshëm dhe nuk duhet të jetë i vetmi mirëpo duhet të kemi veprim më konkret në mbështetje financiare për këto kategori”, tha Tahiri.

Mbështetje i dha edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj, ka kërkuar që të bëhet më shumë për ketë kategori.

“Grupi Parlamentar i LDK-së e vlerëson këtë amendament dhe e vlerësojmë mendimin e Kushtetutës që nuk pakëson liritë dhe të drejtat e njeriut. E themi me bindje se kjo nuk duhet të ndalet me kaq por duhet veprime konkrete”, tha Selmanaj.

Përkrahje kësaj i dha edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.