Embiidi lë Kamerunin, zgjedh ShBA-në për Olimpiadë

Joel Embiid do t’i përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Olimpiadën e 2024-tës, sipas burimeve të ESPN.

Embidi që ka pasaportë të dyfishtë, të Kamerunit dhe të ShBA-së, e ka njoftuar drejtorin ekzekutiv të përfaqësueses amerikane në basketboll, Grant Hill, për vendimin e tij të enjten.

Ata madje janë takuar për gati një orë në Fort Collins të Kolorados ku Sixersat po e mbajnë një kamp stërvitor.