Gjilani ka barazuar me Dukagjinin me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Bujar Shabani, në minutën e 30’, me kët rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Kushtrim Shabani e barazoi rezultatin në minutën e 60’. Ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Gjilani pas barazimit renditet në vendin e tetë, pas tetë ndeshjeve, teksa Dukagjini pozicionohet në pozitën e shtatë me nëntë pikë.
