Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
Golin e parë e ka shënuar Cerdaviku, në minutën e 45’, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Berisha në minutën e 65’, e dyfishoi epërsinë e Feronikelit 74’. Ndërsa tre minuta më vonë Avdyli e vulosi fitoren e Niklit.
Feronikeli 74 pas fitores kalon në vendin e gjashtë me 10 pikë, pas nëntë ndeshjeve, teksa Fushë Kosova mbetet në vendin e fundit me dy sosh.
