16 vjeçari i cili po dyshohet se ishte duke planifikuar disa sulme vrasëse ndaj disa nxënësve në klasën e tij në një shkollë Pejë, është dërguar në paraburgim për 30 ditë, pas vendimit të gjykatës.
Avokati mbriojtës i të miturit, Gëzim Kollçaku është prononcuar për Gazetën Insajderi lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj klientit të tij.
Duke mos dhënë detaje për komentin, avokati Kollçaku tha për Insajderin se të gjitha lajmet tjera nga në media janë të pavërteta ndonëse, disa media i janë referuar dosjes së Prokurorisë për të miturin.
“E vetmja provë që po bazohet prokuroria është një koment që ka bërë klienti im. Tjerat nuk janë të vërteta”, tha ai për Insajderin.
Tutje ai bëri të ditur se nesër do të paraqet një ankesë tek organet kompetente lidhur me masën e paraburgimit ndaj klientit të tij.
