Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për keqtrajtimin e shpendit (shqiponjë), në Përmet.
Sipas njoftimit, i dyshuari është N. A., 35-vjeç, i cili jeton po ashtu në Përmet.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu dy ditë më parë.
Shqiponja është shpëtuar dje nga Policia e Shtetit.
Në pamjet e publikuara në Facebook, shihet se shqiponja ishte lidhur në portë.
