Mbyllen për qarkullim dy rrugë në Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten në qytetin e Ferizajt do të mbyllen dy rrugë për qarkullim.

Sipas njoftimit, nga datat 11 dhe 12 tetor, rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” deri te Parku i Lirisë në Ferizaj, do të bëhet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit të komunikacionit për arsye të zhvillimit të punimeve-faza e tretë, përkatësisht asfaltimi i tyre.

Bëhet e ditur përmes një komunikate për media se do të bëhet asfaltimi i shtresës së tretë të rrethrrotullimit dhe shiritave me katër korsi.

“Ndërprerja dy ditore e qarkullimit të automjeteve, do të bëhet duke filluar nga ora 8.00 deri në orën 17.00”, thuhet në njoftim.