Kampi ndodhet në një zonë të kontrolluar nga Organizata e Pavarësisë Kachin (KIO), një nga disa grupe kryengritëse etnike që kanë luftuar për vetëqeverisje për shumë dekada.
Të gjitha viktimat ishin civilë, tha një zëdhënës i KIO për BBC. Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në konfliktin 63-vjeçar në shtetin Kachin.
Zyrtarët e Kachin thonë se forcat e armatosura kanë rritur sulmet në zonat e drejtuara nga KIO gjatë vitit të kaluar për shkak të mbështetjes në rritje të Kachin për grupet e tjera kryengritëse që luftojnë qeverinë ushtarake.
Pjesa më e madhe e Mianmarit është përfshirë në një luftë më të gjerë civile që nga grushtshteti ushtarak i vitit 2021 që zhvendosi qeverinë e zgjedhur të vendit. Ushtria ka përdorur gjithnjë e më shumë sulme ajrore kundër qyteteve dhe fshatrave të kontrolluara nga opozita që nga marrja e pushtetit.
Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) në mërgim ka fajësuar juntën për sulmin në kamp, duke e përshkruar atë si një “krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”.
Zëdhënësi i Junta-s, gjeneralmajor Zaë Min Tun, mohoi se ushtria e tij ishte pas sulmit.
Ai pretendoi se ushtria nuk kishte asnjë operacion në zonë dhe tha se ngjarja në fjalë i ishte shkaktuar “ndoshta” nga eksplozivët e grumbulluar.
