- Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për bojkotin e pushtetit ndaj opozitës – mospjesëmarrja e VV-së në seancën e sotme për Policinë, refuzimi i Kurtit për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare dhe moskonstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore.
Ai ka thënë se partia në pushtet nuk mund ta ndalë zërin opozitar duke e pamundësuar kuorumin.
“Ata, po e bojkotojnë Kosovën”, tha Zemaj në T7.
Zemaj tha se shfrytëzueshmëria e mjeteve nga marrëveshjet ndërkombëtare është e ulët kur foli për insistimin e VV-së që opozita t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Tani po thojnë na keni blloku mjetet”, tha ai.
