Serbët brohoritën sërish “Kosova është Serbi”, marrin kundërpërgjigje të fortë nga hungarezët

Tifozët serbë po vazhdojnë të bëjnë skandale në stilin e tyre, duke përmendur edhe shtetin e Kosovës.

Serbia pësoi humbje sonte ndaj Hungarisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin 2:1. Hungarezët sonte e shndërruan stadiumin në “ferr” për serbët.

Atmosfera ishte në nivel si gjithmonë, teksa tifozët vendasë fishkëllyen futbollistët serbë kur u futën në fushë, por edhe himnin e këtij shteti para fillimit të ndeshjes.

Gjatë ndeshjes nuk munguan as kacafytjet mes lojtarëve, teksa kishte edhe hedhje të gjësendeve nga shkallët e stadiumit në drejtim të futbollistëve serbë.