Ka një arsye të mirë që Kate Middleton dhe Princi William kanë qenë kryesisht jashtë syrit të publikut.
Princi William dhe princesha e Uellsit, Kate Middleton të dy u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore këtë javë, pasi që tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë në pushim shkollor.
Nxënësit e shkollës Lambrook filluan pushimin e gjysmës së semestrit pas përfundimit të mësimit të premten dhe ata do të kthehen në shkollë më 30 tetor.
William dhe Kate zakonisht përpiqen ta mbajnë punën në minimum kur fëmijët e tyre janë në pushim, në mënyrë që të kalojnë kohë si familje, raporton People, transmeton Klankosova.tv.
Ata shpesh tërhiqen në shtëpinë e tyre të fshatit Anmer Hall në Norfolk gjatë kohës së pushimit, ku kalojnë kohë jashtë së bashku – nga kopshtaria te ngasja me biçikletë dhe udhëtimet në plazh.
