Aktivistët e Partisë Socialdemokrate janë duke e realizuar një aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit.
Ata kanë ndërruar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur i cili në hartën e Kosovës ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre i përfshin Asociacioni.
Flamujt që aktivistët i hoqën, policia tentoi t’i marrë, mirëpo ata nuk ua dhanë.
