Kryediplomatja rumune Luminita Odobescu është takuar në Bukuresht me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në lidhje me këtë ka dhënë detaje Lajçaku, duke e falënderuar Odobescu për kontributin e Rumanisë në Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.
“Faleminderit Odobes1Luminita për një diskutim të rëndësishëm dhe të dobishëm rreth gjendjes së dialogut, si dhe dinamikave rajonale. Mirënjohës për angazhimin aktiv të Rumanisë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.
Ndërkohë, Odobescu theksoi se avancimi i dialogut Prishtinë-Beograd është esenacial për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
“Shkëmbim i mirë për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Përsërita mbështetjen e plotë të Rumanisë për përpjekjet e tij për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE, e që është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo.
