Kryqi i Kuq ia ka transferuar ushtrisë izraelite dy pengjet izraelitë të liruar të enjten, thanë në një deklaratë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
“Pak kohë më parë, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq transferuan dy pengje të liruar izraelitë tek forcat speciale të IDF-së dhe forcat ISA pranë gardhit të sigurisë me Rripin e Gazës. Më pas, ata do të shkojnë në bazën Hatzerim”, thuhet në deklaratë.
ISA i referohet Agjencisë së Sigurisë së Izraelit, ose Shin Bet, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Familjet e pengjeve po përditësohen nga përfaqësuesit e IDF-së me informacionin më të fundit në dispozicion, shtohet në deklaratën e ushtrisë.
