Trepça ia prish Vëllaznimit serinë prej gjashtë fitoreve rresht

Trepça e ka mposhtur Vëllaznimin në javën e 11-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan që sfidën që u zhvillua në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” me shifrat 89-72.

Kështu Trepça ia prishi serinë prej gjashtë fitore rresht skuadrës së Vëllaznimit.

Ndërkohë, në përballjen tjetër të së shtunës, Peja e mposhti Golden Eagle Yllin.