Dekretohen 29 gjyqtarë të rinj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar të premten 29 gjyqtarë të rinj.

Në ceremoninë e betimit para presidentes, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Osmani ka thënë se sistemi i drejtësisë luan rol shumë të rëndësishëm në konsolidimin shtetëror.

“Prandaj ne po punojmë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo, ka njoftuar Presidenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *