Gazetari Valon Syla ishte objekt sulmi mbrëmjen e së martës, nga tre sulmues tashmë të identifikuar, që ai i quajti “islamikë fanatikë”.
Një ditë pas sulmit, ai ka dalur publikisht për të rrëfyer ndodhinë, në emisionin “Pressing” në T7, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai shihet me fasho në kokë, ku edhe mori lëndime pasi u godit me një orë dore.
Vetë Valon Syla tha se me të ndodhur sulmi, i ka njoftuar familjarët e tij, për t’iu treguar se është mirë.
Ai tha se sulmi ka ndodhur kryekëput shkaku i mendimeve të tij për hoxhën Mazllum Mazllumi nga Prizreni, i cili së fundmi mori dhuratë një veturë luksoze në ditën e pensionimit.
