Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec

Në katin e pestë të një pallati në Pogradec ka shpërthyer një bombol gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen Nr.5, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Në momentin e shpërthimit të bombolës në banesë kanë qenë dy të moshuar të cilët kanë thënë se në atë moment po konsumonin kafen e mëngjesit kur bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.

Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për hetimet përkatëse./tvklan.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *