Kryetari i KB-“Sigal Prishtina” flet për ndeshjen e radhës me KB-“Trepça”

Kryetari i Klubit Basketbollistik “Sigal Prishtina”, Blerand Stavileci, ka qenë i ftuar në emisionin “n’Kolonë me Shoqën”.

Ai ka folur për fitoren e KB-Sigal Prishtina kundër KB-Trepça dhe përballjes tjetër që do të jetë të dielën.

Stavileci, ka thënë se Federata e Basketbollit ka ndaluar grupe tifozërish të jenë të pranishëm për shkak të ngjarjeve të fundit.

“Është e ndaluar nga Federata dhe do të jetë e ndaluar deri në fund të sezonin, mandej do të shohim sezonin tjetër, ky ndalim është për shkak se po ndodhin problemet, po konfrontohen tifozërit, për shkak se po ka edhe probleme, rrezikime fizike, shyqyr nuk na ka ndodhur deri sot, por kur të përkeqësohen senet dalin prej kontrollit ndodh edhe ajo”, ka thënë Stavileci.

Ai ka folur edhe për periudhën e tij kur kishte qenë lojtar i këtij klubi para 20 viteve.

“Para 20 vjetëve kur unë kam luajtur, më kujtohet një fans që më i ka dërguar disa video më herët në Mitrovicë, pas luftës, edhe kur hyn te një tifozëri mbrenda kjo tjetra i thoshte mire se na erdhët dhe mire se ju gjeta u përshendëtëshin. Plus ka qenë një thirrje në kor, ne jemi vëllezër. Ndërsa sot, ka ndërruar sepse duhet me kuptu sepse është vetëm një trofe dhe të dyja ekipet, tifozërit, duan me fitu, kur njëra se fiton, e fiton tjera është shumë vështirë me e përbi atë ndjenjë sepse dëshiron me fitu”, është shprehur i pari i klubit Prishtina për “N’kolonë me Shoqen./Drejt.info/

 

https://drejt.info/2023/04/14/stavileci-nuk-do-te-kete-tifoz-kesaj-radhe-duhet-te-kemi-dashni-per-sportin/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *