Vdes në moshën 92-vjeçare pianisti i njohur i xhazit, Ahmad Jamal


Lajmin për vdekje e ka thënë gruaja e tij, ndërkaq vajza e tij Sumayah Jamal për Neë York Times, ka bërë të ditur se babai i saj vuante nga kanceri i prostatës.

Ahmad Jamal ishte i njohur për një stil të rrallë loje muzikore, ku shpesh vendoste një heshtje mes notave, shkruan BBC.

Jamal, i cili e quajti xhazin “muzikë klasike amerikane”, kishte thënë se gjatë jetës së tij i pëlqente të nderonte ato që ai përshkroi si hapësira në muzikë.

Ai e filloi karrierën e tij të xhazit si adoleshent në epokën “bebop” të spektaklit virtuoz, por stili i tij evoluoi me shpejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *