Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe për rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Poklekut.
Osmani siç transmeton Ekonomia Online, e ka krahasuar masakrën e Poklekut si Holokustin.
“Këtu ne Poklek ka ngjarë një Holokaust i vërtetë, siç edhe e dini diku 54 anëtar të familjeve Muçolli, Elshani dhe të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë. Shumica dërmuese fëmijë fillimisht janë ekzekutuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen krimi i tyre.” – ka thënë ajo.
“Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që as një shqiptar të mos mbetet në tokën e Kosovës. Edhe kjo masakër ashtu si edhe ajo në Çikatovë dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima.” – ka thënë Osmani.
