ShBA-ja e sulmon me helikopter një udhëheqës të lartë të ISIS

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se forcat e saj e shënjestruan dhe kanë gjasa të vrasin një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik.

Për të cilin  thuhet se ishte i përfshirë në “planifikimin e sulmeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe Evropë” në orët e para të së hënës.

Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së thanë se e kanw kryer sulmin e njëanshëm të helikopterit në Sirinë veriore, duke rezultuar në vdekjen e mundshme të liderit të shtetit islamik.

Po ashtu, u tha se dy persona të tjerë të armatosur u vranë.

Trupat amerikane dhe civilët nuk u plagosën nga sulmi dhe as helikopterët amerikanë nuk u dëmtuan, tha Komanda Qendrore, shkruan Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *