Aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 16:00 në fshatin Volljakë, në Klinë.

Si pasojë e këtij aksidenti 3 persona janë lënduar, e të njejtit janë dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor, shkruan Drejt.info.

Lajmin për Drejt.info, e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy (2) vetura dhe si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova./Drejt.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *