Skivi paralajmëron lidhje direkte në TikTok: Do të flas për denoncimet, Ledrin dhe Babastars

Reperi, Skivi, ka paralajmëruar një lidhje direkte për të hënë në rrjetin social TikTok.

Skiv ka zbuluar madje edhe temat për të cilat do të diskutohet duke thënë se janë tri: 1. Denoncimet, 2. Ledri dhe 3. Babastars.

Madje, kjo vjen vetëm një ditë pasi reperi Ledri Vula publikoi një “diss” të titulluar “Përshëndetje Hejter” ku mes rreshtave kishte thumbuar disa prej kolegëve të tij.

Megjithëse ende nuk dihet nëse ka pasur diçka konkrete me Skivin, ky i fundit ka bërë të ditur se Ledri do të jetë një prej temave të diskutimit në mbrëmjen e sotme.

Ata kanë qenë themelues të rep-grupit “Skillz” i cili dikur pushtonte skenën hip-hop me shumë hite./Drejt.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *