14-vjeçarja ik nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin, vëllau e lajmëron në polici

Një vajzë 14 vjeçare, nga fshati Kaçybeg të Podujevës, është larguar nga shtëpia e saj, për të bashkëjetuar më pas me të dashurin e saj.

Vëllai i saj, ka raportuar rastin në organet e hetuesisë, ku ka deklaruar se dyshon që e mitura ka shkuar për të bashkëjetuar me të dashurin e saj në Vushtrri.

Gjatë ditës së djeshme, e mitura është kthyer në shtëpinë e saj dhe më pas në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe e njëjta është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të intervistohet i dyshuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *