16 vjet e 57 ditë, Yamal bëhet lojtari më i ri që shënon gol për përfaqësuesen e Spanjës

Lamine Yamal bëhet lojtari më i ri që shënon për kombëtaren e Spanjës.

Lojtari i Barcelonës ka shënuar gol në minutën e 73 të takimit ndërmjet Spanjës dhe Gjeorgjisë.

16-vjeari u inkuadrua në minutën e 44 të ndeshjes, i cili e zëvendësoi Dani Olmon.

Spanja e fitoi ndeshjen me rezultat 7-1, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Euro 2024, që do të mbahen në Gjermani.