Federata e boksit të Kosovës, ka njoftuar në lidhje me përgatitjen e organizimit të turneut traditcional ndërkombëtarë, i 15-ti me rradhë, “Lah Nimani”.
Ky organizim do të mbahet gjatë datave 20 dhe 21 maj, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe nga Kosova.
Ndërkaq, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 20 maj nga ora 16:00, ndërsa finalja më 21 maj, nga ora 12:00.
