21 milionë euro eksport drejt Gjermanisë për tre muaj, këto janë produktet më të eksportuara

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka publikuar të dhënat e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë.

Sipas këtyre të dhënave, eksporti drejt Gjermanisë në periudhën Janar-Mars 2023 ka arritur vlerën e rreth 21 milionë eurove, që ka pjesëmarrje prej 9.8% në eksportin e përgjithshëm të vendit.

Produktet më të eksportuara nga Kosova drejt Gjermanisë kanë qenë: dyer dhe dritare, materiale ndërtimi prej plastikës dhe kasaforta të blinduara apo të përforcuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *