Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Rruga C” në Prishtinë.
3 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes 5 automjeteve në “Rrugën C” në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për Drejt.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
