50 kamionë me mallra serbe janë ndaluar në Jarinjë

Në vendkalimin administrativ Jarinje në hyrje të Kosovës ndodhen 50 kamionë me mallra nga Serbia, pasi qeveria e Kosovës dje ka ndaluar hyrjen e kamionëve me targa serbe në Kosovë.

Kosovo Online raporton se qarkullimi i udhëtarëve po zhvillohet normalisht, me kontroll të shtuar të automjeteve dhe udhëtarëve.

Mirëpo, që nga ora 16:00 e djeshme, kamionët me targa të Serbisë nuk janë lejuar të hyjnë.