Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkuar në Bashkësinë Islame të Kosovës për festën e Fitër Bajramit.
Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Kulturës, Hajrullah Çeku u prit nga myftiu, Naim Tërnava, njofton Klankosova.tv.
Kurti edhe njëherë nga BIK-u uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Bajram.
“Sot në ditën e Fitër Bajramit bashkë me kolegët nga Qeveria e Kosovës erdhëm tek myftiu Tërnava në Bashkësinë Islame që të ia urojmë ketë fetë të madhe që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit ku besimtarët kanë treguar sakrificë”, deklaroi Kurti.
