Putin nënshkruan dekretin për masat hakmarrëse ndaj sanksioneve

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të martën një dekret që prezanton masa të mundshme hakmarrëse nëse konfiskohen asetet ruse jashtë vendit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, raporton BBC.

Dekreti, i cili u publikua gjithashtu në faqen e internetit të Kremlinit, përshkruan se nëse asetet ruse sekuestrohen nga “vendet armiqësore”, Moska do të vendosë asetet e huaja në Rusi nën kontrollin e saj të përkohshëm, sipas TASS.

Dekreti gjithashtu deklaron se menaxhimi i përkohshëm i aseteve mund të anulohet dhe zhbëhet vetëm nëse presidenti rus vendos kështu.

TASS raportoi se Moska ka marrë nën menaxhim të përkohshëm asetet e divizionit rus të distributorit të gazit Uniper SE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *