Një tjetër tërmet, prej 5.1 Rihter ka goditur Greqinë, i cili mendohet të ketë ndodhur në orën 21:58 të së enjtes, në pjesën jugore të prefekturës së Heraklionit, Kretë.
Qendra Sizmologjike Euro Mesdhetare, vlerëson magnitudën e lëkundjes në 5 gradë dhe thellësinë fokale në 10 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kretën lindore. Mediat lokale raportojnë se banorët në zonë dolën në rrugë të frikësuar.
