Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përkujtuar ish kryetarin e kësaj komune, Agim Kikaj, me rastin e 6 vjetorit të vdekjës së tij.
Tutje Bulliqi ka lavduar personalitetin e tij, gjersa ka shtuar se ai ishte shumë i përkushtuar ndaj punës si dhe ishte në shërbim të qytetarëve.
“Në 6 vjetorin e vdekjes se ish-kryetarit të Komunës dhe deputetit të dalluar llapjan, Agim Kikaj vendosa lule të freskëta pranë varrit të tij, në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin që dha për komunitetin llapjan. Agim Kikaj ishte veprimtar i shquar, intelektual e vizionar, i urtë e gojë ëmbël, ishte shumë i përkushtuar në punë e në shërbim të qytetarëve. I përhershëm kujtimi për Kikën! Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar ai.
