Erden Atiq, nesër do të betohet si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut.
Ndërkaq, përgatitjet për seancën solemne që do të nisë në orën 11:00 kanë shkuar në rregull.
Zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku, tha se më në fund qytetarët atje po i kthehen normalitetit. Në anën tjetër, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, njoftoi se ende nuk kanë pranuar ftesë nga kryetarët e rinj në Veri për seancë solemne. “Jemi në koordinim e sipër”, ka thënë Krasniqi.
Kujtojmë se: kandidati i VV-së në zgjedhjet e 23 prillit, Erden Atiq, ka dalë fitues pas procesit zgjedhor që u karakterizua me dalje të ulët të qytetarëve. Ai pritet nesër ta japë betimin si kryetar i Mitrovicës së Veriut. Seanca solemne do të nisë në orën 11:00, derisa zv/kryetari i Kuvendit Komunal, Skender Sadiku, ka thënë se përgatitjet për këtë procedurë kanë shkuar në rregull.
