Xhiroja e 33-të në Superligë sjell ndeshje tejet interesante

Në vikend do të zhvillohet xhiroja e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën, kurse tri të tjera të dielën.

Kryendeshja e kësaj xhiroje është mes Dritës dhe Ballkanit.

Pritet të zhvillohet një duel mjaft interesant, pasi të dy skuadrat janë në garë për titull, me Dritën që është krye të tabelës me tri pikë më shumë se Ballkani, në pozitën e dytë (63).

Gjilanasit janë më të motivuar, pasi vijnë nga fitorja ndaj Llapit me rezultat 2-0, ndërsa kampioni në fuqi barazoi 1-1 ndaj Prishtinës.

Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet edhe mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Kryeqytetasit i presin gjilanasit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina në ndeshjen e fundit barazoi 1-1 me Ballkanin dhe synojnë të rikthehen te fitoret.

Në anën tjetër, Gjilani së fundmi triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Dukagjinit dhe është i motivuar për të vazhduar ecurinë pozitive.

Llapi pret Ferizajn në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me Ferizajn që e sheh veten në vendin e parafundit në tabelë, teksa synon fitore që të largohet nga rreziku i rënies. Këto tri sfida zhvillohen të dielën.

Dy ndeshjet e ditës së shtunë, Dukagjini e pret Malishevën, teksa Trepça ’89 Drenicën, gati e rënë nga Superliga.

6 maj 2023

Dukagjini – Malisheva, 3:00

Trepça ’89 – Drenica, 3:00

7 maj 2023

Drita – Ballkani, 3:00

Prishtina – Gjilani, 3:00

Llapi – Ferizaj, 3:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *