Festë deri pas orës 5:00 të mëngjesit, kështu e kaloi natën e parë si kampion i Italisë Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së bashku me klubin e tij, Napolin, janë zyrtarisht kampionë të Italisë në futboll.

33 vjet pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund mbrëmë, 4 maj 2023. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë.

Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A.

Një barazim i mbrëmshëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.

E festa e Amir Rrahmanit si kampion i Italisë nuk u ndal deri pas orës pesë të mëngjesit.

Image

Image

Image

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *