Duka i Sussex-it ka marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, me ç’rast ka qëndruar i ulur në dy rradhë larg nga vëllai i tij në Westminster Abbey.
Princi kishte mbërritur pa gruan e tij Meghan, e cila qëndroi në SHBA dhe u nis menjëherë më pas për një fluturim kthimi nga Heathrow.
BBC raporton se ai nuk ishte ftuar të shfaqej në ballkonin e Buckingham Palace pas ceremonisë, transmeton Klankosova.tv.
Është hera e parë që ai është parë publikisht me familjen e tij që nga publikimi i kujtimeve të tij të diskutueshme “Spare”.
Princi Harry, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të premten, u kthye në Los Anxhelos në orën 19:30 me kohën lokale të shtunën pasi mori një fluturim të British Airways, njoftoi agjencia e lajmeve AP.
Ai hipi në një makinë i vetëm jashtë abacisë pak pasi kishte mbaruar shërbimi i kurorëzimit.
90 minuta më vonë, në ballkonin e Pallatit Buckingham, Mbretit dhe Mbretëreshës iu bashkuan anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit dhe fëmijët e tyre.
