Rrahje para urgjencës në Prizren, një i plagosur e disa të lënduar – ndalohen nëntë persona

Një person është plagosur nga arma e zjarrit derisa disa të tjerë kanë marrë lëndime trupore nga thika dhe boksat e metalit.

Kjo si pasojë e një rrahje masive mes 15 personave, e cila ka ndodhur pas mesnatës para urgjencës në Prizren, në rrugën “Ekrem Rexha”.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se lidhur me rastin janë ndaluar nëntë persona për 48 orë.

“Një armë zjarri dhe mjetet e tjera të përdorura në rast janë sekuestruar. Rasti është cilësuar si Vrasje në tentativë”, tha Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *