Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin e tij social-Facebook, ka uruar Ditën e Evropës.
Ai tha se kjo ditë përkujton fillimin e bashkimit të vendeve evropiane, gjersa shprehet se do dëshironte që edhe Kosova të jetë anëtare e këtyre vendeve dhe të gëzojë respekt e solidaritet nga vendet e tjera.
“Dita e Evropës përkujton në mënyrë simbolike fillimin e bashkimit të vendeve evropiane dhe fillimin e një periudhe të re historike të respektimit të vlerave, thellimit të solidaritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare dhe partnerëve evropianë.
Do të dëshiroja që edhe Kosova jonë të jetë anëtare e përkushtuar dhe të gëzojë respektin dhe solidaritetin e të tjerëve”, shkruan Pacolli në Facebook.
