Prostitucion në qendrën për masazh, arrestohen tri gra në Gjilan

Dy gra janë arrestuar nga njësitet policore në Gjilan, për shkak se është dyshuar se po zhvillohet prostitucion brenda sallonit për masazh  të cilin ato punonin.

Të njejtat janë kapur në flagrancë, pasi kishin pranuar para për të kryer shërbime seksuale.

Ndërkaq, edhe pronarja e këtij lokali është arrestuar, pasi është konsideruar se ka pasur bashkëpunim mes tyre.

Ndër të tjera, të arrestuarat, në konsultim me prokurorin, janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *