Viti 2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Komunën e Podujevës, të cilat do ta transformojnë qytetin dhe do t’i japin hov zhvillimit komunës sonë, ka thënë Zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, përmes Facebook-ut.
Sipas tij, projektet të cilat do të realizohen, do të jenë në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, pa lënë anash dhe fusha të tjera.
Këto projekte pritet të kapin shifrat dhjetëra miliona euro.
Disa prej projekteve që priten të realizohen në komunën e Podujevës si dhe shuma e tyre e ndërtimit:
– Ndërtimi i Urgjencës së Qytetit në vlerë prej 1.7 milionë euro
– Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në vlerë prej 1.2 milionë euro
– Ndërtimi i shkollave fillore në Obrançë, Lluga dhe Dumosh në vlerë rreth 2 milionë euro
– Ndërtimi i Qendrës Rezidenciale për qëndrim ditor për të moshuar, vlera mbi 1 milionë euro
– Ndërtimi i Parikingut Nëntokësor në sheshin “Ali Ajeti” në vlerë rreth 3 milionë euro
– Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në vlerë 1.1 milionë euro
– Ndërtimi i Shkollës së Mesme Ekonomike në vlerë prej 2 milionë euro
– Ndërtimi i infrastrukturës për Zonën Industriale
– Ndërtimi i rrugës “Xhemajl Mustafa” mbi 1.3 milionë euro
– Ndërtimi i 2 çerdheve të reja në Batllavë dhe qytet në vlerë mbi 1 milionë euro, si dhe adaptimi e funksionalizimi i 6 çerdheve tjera brenda objekteve shkollore
– Ndërtimi i 2 sallave sportive në shkollat “Enver Maloku” dhe “Naim Frashëri” vlera mbi gjysmë milioni euro.
– Tabela dixhitale dhe kabinete të TIK-ut për shkollat, vlera e investimeve mbi 500 mijë euro