Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi.
Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati. Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale. Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti.
Noti në ujë deti mundet të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin, mirëqenien dhe hidratojë lëkurën.
Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale, amino acide dhe mikroorganizma të gjallë që munden të shërbejnë si antibiotikë duke promovuar shëndet të mirë.
Gjatë notit, përbërësit e ujit të detit, të ngjashëm me plazmën e gjakut të njeriut përthithen lehtësisht dhe shfrytëzohen nga organizmi.
