Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 3 muajt e parë të vitit arritën në një nivel prej 624 milionë euro ose rreth 50% më shumë se tremujori i parë i vitit 2022.
Më shumë të ardhura po hyjnë në ekonominë e vendit tonë teksa numri i të huajve nga viti në vit është shtuar ndjeshëm. Shpenzimet e të huajve kanë shënuar nivelin më të lartë për periudhën janar-mars, edhe përpara pandemisë, duke u dyfishuar.
