Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë gjatë ditës së djeshme në terren, për të inspektuar punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, rrugë kjo e cila të drejton tek “Pallati i Drejtësisë”, ku tashmë janë duke u zhvilluar punimet për rregullimin e saj.
Theksojmë se kjo rrugë, po ndërtohet nga kompania e cila është nën hetime për tenderin gjysmë milionësh.
Ndër të tjera, kjo rrugë po ndërtohet nga Kompania Gërlica.
