Katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë këtë të enjte, pasiqë u është sekuestruar substancë e dyshuar narkotike,të cilat mendohet se janë të llojeve mariuhanë dhe kokainë, njofton Policia e Kosovës.
Personat e dyshuar janë ndalur, pasi policia po krynte kontrollë rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.
Gjatë njoftimit, Policia e Kosovës ka shtuar se janë duke e kyer punën e tyre për të parandaluar raste të tilla si dhe sipas tyre këto vepra kriminale po i sjellin dëme shoqërisë.
“Sekuestrohet substancë e dyshuar narkotike, shoqërohen në stacion policor katër persona të dyshuar Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale. Nga njësite policore të stacionit të Veriu në Prishtinë, janë shoqëruar katër persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve :
mariuhanë dhe kokainë. Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndyshme”, thuhet tutje.
Ndërkaq, pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
